BERAT- Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Berat. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 14:00 në lagjen ’30 vjetori’ pranë stadiumit Tomorri. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se makina tip ‘Benz’ me targa 472 AE u dogj totalisht.

Burime policore thanë se pronari i automjetit, 57-vjeçari me iniciale H.V, ka qenë në një servis makinash, pasi mjeti kishte shfaqur probleme teknike. Gjatë kontrollit, mjeti ka marrë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi e mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin.

Ndonëse zjarrfikësja ndërhyri për të shuar zjarrin, nga mjeti thuajse nuk mbeti asgjë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve.
berat digjet makina

berat digjet makina 1

berat digjet makina 2
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: