TIRANE– Pas shkarkimit të trajnerit serb nga ekipi i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, vendin e tij pritet ta zërë austriaku Peter Pakult.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ndërmjetës mes presidentit Safet Gjici dhe ish trajnerit të ekipit gjerman te Leipzig ka qenë drejtori i ri i Kukësit dhe prezantimi zyrtar pritet të bëhet nesër.

58-vjeçari austriak ka shpallur Rapidin e Vjenës kampion në sezonin 2007-2008. Kulmi i tij ka qenë drejtimi i Mynih 1860 në Bundesligën gjermane.

Kujtojmë qe klubi verilindor emëroi Nderim Nexhipin në rolin e drejtorit të ri sportiv. Ish-futbollisti do të jetë këshilltari i parë i presidentit Gjici për afrimet në merkato dhe bashke kane bere edhe zgjedhjen përfundimtare për trajnerin e ri, për të cilin kanë qarkulluar shumë emra në ditët e fundit por ne fund u vendos për austriakun Peter Pacult.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb