Dy zona në kryeqytet kanë zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm si pasojë e ndërhyrjes së bërë nga Bashkia e Tiranës.

Specialistët e UKT kanë ndërtuar lidhje të reja me pallatet në rrugën “Isa Boletini”. Aktualisht linja ofron furnizim normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.

Kurse nga sinjalizimi i marrë nga banorët në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, u ndërhy menjëherë duke i dhënë zgjidhje problematikës së krijuar. Falë përkushtimit të punonjësve, u bë i mundur rikonstruksioni i rrjetit të kanalizimit për këtë zonë.

Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, ku çdokush mund të shprehë shqetësimin në lidhje me problematikën e krijuar dhe specialistët do të merren me zgjidhjen e situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb