Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Merr zgjidhje problemi i ujit të pijshëm për banorët e dy lagjeve në kryeqytet (Foto)

pjeter dungu

TIRANE– Dy lagje të tjera në Tiranë i kanë dhënë fund problemeve me ujin e pijshëm. Falë ndërhyrjeve që janë bërë në rrjetin e shpërndarjes, banorët që jetojnë në rrugën “Fortuzi” në Njësinë 9 dhe ata që banojnë në rrugën “Pjetër Dungu” në Njësinë 4 në Kinostudio do të kenë furnizim më të mirë dhe më cilësor me ujë.
rruga fortuzi 2
Bashkia e Tiranës ka përfunduar në të dyja këto lagje shtrirjen e një rrjeti të ri shpërndarje të ujit, i cili do të shmangë të gjitha problematikat e hasura deri më tani dhe që vinin për shkak të rrjetit të vjetër dhe të amortizuar. Në rrugën “Fortuzi” ka përfunduar investimi në rrjetin e kanalizimeve, çka do të eliminojë problemet me furnizimin dhe cilësinë e ujit që vinin për shkak të rrjetit të amortizuar.
thumbnail_pjeter dungu 1
Ndërkohë që në rrugën “Pjetër Dungu” përfunduan lidhjet e reja me rrjetin e ujësjellësit pas investimit të kryer në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm.
thumbnail_pjeter dungu 2
UKT po punon paralelisht në investimet në linjat kryesore të transmetimit dhe në përmirësimin e rrjeteve të shpërndarjes nëpër lagje.
thumbnail_rruga fortuzi 1

thumbnail_rruga fortuzi

(BalkanWeb)