Avokati kryesor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hetimin special të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 ka dhënë dorëheqjen, njoftojnë mediat amerikane.

John Dowd raportohet se arriti në këtë vendim pasi sipas tij Donald Trump ka injoruar gjithnjë këshillën e tij.

Raporte të tjera thonë se Trump kishte humbur besimin ne aftësitë e Dowd për të trajtuar çështjen me rëndësi.

Në një email drejtuar “The Washington Post”, Doëd shkroi: “Unë e kam shumë përzemër Presidentin Trump dhe i  uroj atij më të mirat”..

Këshilli i posaçëm po heton lidhjet e mundshme midis bashkëpunëtorëve të Trump dhe Rusisë, si dhe nëse Presidenti ka penguar hetimin.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: