KUMANOVE-Policia maqedonase ka publikuar fotot e 6 personave të arrestuar nga grupi i të armatosurve, të cilët nga policia janë konsideruar si terrorista.

Ndërkohë mes të arrestuave është edhe një shtetas shqiptar nga Shqipëria. Kjo u bë ditur si nga zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Maqedonase dje në konferencën për shtyp ku bëri bilancin e operacionit.

Policia maqedonase publikoi dy video, ku duket arrestimi por dhe më pas personat e arrestuar por pa i dhënë emrat. Emrat e personave nuk bëhen të ditur, por ata mbajnë të veshur uniformën ushtarake me logon e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në operacionin e policisë maqedonase, i cili u mbyll një ditë më parë (10 maj 2015) mbetën të vrarë 22 pesona, 8 policë dhe 14 nga radhët e personave të armatosur.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: