Nga Miron ÇAKO
Kryqi, si simbol pagan, ka qenë shumë i njohur në Ballkan që në kohët e lashta.Në shek. V pas Kr., e shohim këtë simbol në territorin e Ilirisë, në tempuj dhe relike, si zvastika(kryqi i thyer).Sipas studiuesve, zvastika, si fjalë vjen nga sankritishtja “zvasti” dhe do të thotë (mirësi,shëndet,gëzim) të cilat vijnë nga “zoti”dielli. Simboli i zvastikës, sipas studiuesve ka evoluar si simbol gjatë kohës; në fillim ai ka qenë një kryq brenda rrethit dhe më vonë krahët i janë thyer, për ta dhënë më mirë idenë simbolike të diellit në lëvizje.
Por, në lashtësi,kryqi, përveçseishte një simbol i diellit, ai është përdorur edhe si një mjet torture, në fillim nga fenikasit dhe më vonë nga romakët, të cilët në kryq kryqëzonin skllevërit rebelë. Kjo torturë nuk lejohej për shtetasit romakë, sepse ishte një vdekje e turpshme, ku i kryqëzuari i zhveshur vdiste në agoni, i ekspozuar para të gjithëve, në mëshirë të fatit.
Edhe për judenjtë, që përbënin një popull elitë për kohën e lashtësisë, sepse ata nuk besonin te zotat paganë,pjellë këta e fantazisë njerëzore, Kryqi ishte një mallkim, sepse, sipas zbulesës hyjnore tëKrijuesittë të gjithave, në ligjin e tyre thuhet se “i mallkuar është ai që varet në dru”( Ligji i Përtërirë 21:23).
Por, në vitin 33 pas Kr., kur në kryq u vendos Jisu Krishti,Biri i njeriut, i cili u kryqëzua nga smira e bashkëkombasve të tij judenj dhe padrejtësisht nga pushteti romak që përfaqësohej nga guvernatori Pont Pilati, Kryqi e ndryshoi përgjithmonë performancën dhe kuptimin e tij. Ai nuk është më simbol i diellit,por i Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë,“Diellit të drejtësisë”, që ndriçon me dritën mendore çdo njeri që vjen në botë.Kryqi nuk është më mjet torture,por mjet shpëtimi, sepse në të u shfuqizuan mëkatet e njerëzve, të cilat e kanë fillimin temëkati fillestar në kopshtin e Edenit, kur njeriu i parë hëngri nga fruti i ndaluar i drurit të së mirës dhe të së keqes.Kryqi nuk është më shenjë turpi, por nderi dhe lavdie për ata që e pranojnë me besimse në të u kryqëzua si njeri Zoti i lavdisë.Kryqi nuk është më një shenjë mallkimi, por bekimi dhe shpëtimi hyjnor. Ai nuk është më një simbol i vdekjes, por i pemës së jetës, siç thuhet te Zbulesa: “Atij që fiton, do t’i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë”(Zbulesa 2:7).
Krishterimi asnjëherë nuk e shikon Kryqin të shkëputur nga Ngjallja, sepse Jisu Krishti nuk mbeti në kryq, nuk mbeti në varr i vdekur, por u ngjall në ditën e tretë. Prandaj kryqi është një shenjë fitoreje kundër tre armiqve të njerëzimit: djallit,mëkatit dhe vdekjes që erdhi në botë nga mëkati.Për këtë arsye, në ikonografinë e Kishës Orthodhokse nuk paraqitet Krishti në kryq me atë vuajtjen e tmerrshme të agonisë njerëzore, por paraqitet i kryqëzuar me triumf duke shkelmuar vdekjen, sikur thotë: “Mbaroi” (Joani 19:30);gjithmonësipër kryqit është shkruar: “Mbreti i lavdisë”, për të treguar që kryqi nuk është në vetvete fundi i tij, por mbas kryqit vjen Ngjallja e lavdëruar.
Apostujt e Krishtit që e përhapën ungjillin (lajmin e mirë) në mbarë botën dhe veçanërisht apostull Pavli, i cili përhapi ungjillin nga Jerusalemi deri në Iliri, thotë: “sepse fjala e kryqit, për ata që humbasin, është marrëzi; por për ne që shpëtojmë, është fuqi perëndie; ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar, i cili për judenjtë është skandal,dhepër grekët marrëzi, por për ata që janë thirrur judenj e grekë Krishti është fuqi,dituri Perëndie”(1Kor.18-24)
I pari nga paganët që e pranoi këtë mesazh ungjillor të Kryqit, ishte centurioni romak, Korneli, me origjinë nga një fis ilir.Ai dhe familja e tij u konvertuan të parët në të krishterë dhe u pagëzuan nga apostulli Petro, ashtu siç na thuhet në librin e Veprave të Apostujve: “Kështu ai urdhëroi që të pagëzoheshin në emër të Zotit Jisu” (Veprat e Apostujve 10:48) . Ishte nder për Ilirinë ky konvertim i parë nga paganët në fenë hyjnore të Krishterimit.Tradita e krishterë tregon se ai shoqëroi apostujt e Krishtit në territoret e Ilirisë,ku, që në shek. I pasKr.,kemi bashkësi të krishterë.
Në shek.IV, mbreti, August Flavian Valer Konstandini (August Flavius Valerius Kostandinus (274 – 337), me origjinë Ilire, përpara betejës kritike kundër Maksentit për të marrë qytetin e Romës, teksa po vështronte ushtrinë armike, pa një vegim. Në qiell iu shfaq një Kryq i ndritshëm rreth të cilit ishin shkruar këto fjalë: “Mekëtë do të fitosh”.
Eusebi i Qesarisë na thotë se po atë natë iu shfaq vetë Zoti Krisht në ëndërr Kostandinit dhe e urdhëroi të bënte një kryq të ngjashëm me atë që kishte parë në vegim dhe ta vendosnin nëpër flamurët që paraprijnë ushtrinë në vend të stemës, shqiponjave perandorake. Konstandini i besoi kësaj shfaqjeje dhe gjithashtu besoi me shpirt te Jisu Krishti, si Perëndi i vërtetë.

Në betejën vendimtare të Milviut më 28 tetor 312 ishte pikërisht shenja e kryqit që i dha fitoren Konstandinit duke u shpallur perandor nga ushtria.Ai, duke falënderuar Perëndinë e të krishterëve për këtë fitore, bëri një hyrje triumfale në Romë, kryeqytetin pagan, dhe urdhëroi që në të gjitha monumentet kryesore të qytetit të vihej shenja e Kryqit. Gjithashtu, me urdhër të tij, u ngrit edhe një statujë e cila e paraqiste atë duke mbajtur Kryqin në dorë si shenjë e fitores dhe emblemë e autoritetit të tij, të marrë nga Zoti Krisht.
Kostandini i madh, si perandor i Romës, hoqi dënimin me vdekje në kryq dhe e shpalli Krishterimin fe zyrtare të Perandorisë Romake. Nëna e tij (Agusta Flavia Julia Eleni), një nga gratë më të devotshme në historinë e kishës, në një udhëtim që bëri në Palestinë filloi të hetonte për vendin ku ndodhej Kryqi i Krishtit.Sipas traditës, vendi i kryqëzimit ndodhej pikërisht atje ku ishte ndërtuar tempulli i Venusit.Shën Elena dha urdhër që të prishej tempulli pagan dhe të fillonin gërmimet.Pas shumë kohësh gjetën tri kryqe: kryqin e Krishtit dhe tëdy kusarëve.Kykryq u lartësua në kishë nga patriarku Makario dhe kryqi u bë emblemë zyrtare e Perandorisë Romake. Dy gozhdët e kryqit u vendosën në stemën perandorake të shën Kostandinit.Në vendin ku u gjet kryqi I Krishtit perandori Kostandin dha urdhër të ndërtohej një bazilik dedikuar Ngjalljes. Kjo bazilik u përurua në vitin 330he përkonte me 30-vjetorin e mbretërimit të Kostandinit. Kjo bazilikë vazhdon edhe sot të jetë kisha katedrale në Jeruzalem dhe më e dashura për të gjithë pelegrinët e krishterë të cilët vijnë dhe fallen nga e gjithë bota në vendin ku u kryqëzua dhe u ngjall Krishti. Dita e lartësimit të kryqit më 14 shtator, e cila përkon edhe me një tjetër ngjarje ku Kryqi mbasi u rimor nga persët, të cilët e kishin grabitur në vitin 614 nga Jeruzalemi, u rikthye përsëri me triumf nga perandori bizantin Iraklio në kishën e Ngjalljes, u bë dita dhefesta kombëtare e perandorisë së krishterë të Lindjes, ku bënte pjesë edhe territori i Ilirisë.
Kryqi, emblema zyrtare e perandorisë, vendosej në të gjitha ndërtesat publike dhe uniformat.Kryqi ngrihej në këtë ditë zyrtarisht nga episkopët dhe priftërinjtë.Ata bekonin me kryq katër pikat e horizontit, ndërkohë që populli thërriste “Mëshiro, o Zot”. Përlëshorja e festës, e cila ishte dhe himni kombëtar i perandorisë,psalejnë të gjitha rastet festive të perandorisë së krishterë të Lindjes:
“O Zot, shpëtoje popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd, dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd me anën e kryqit tënd”.
Kryqi i Krishtit u shpërnda në shumë pjesë në tërë botën si një relike religjoze shumë e çmuar për bekim dhe mbrojtje. Një pjesë e drurit të kryqit ka qenë prej shekujsh në një kishëshumë të veçantë, në territorin e Shqipërisë.Kisha e Labovës së Kryqit ka pasur një arkitekturëme një kryq të lirë dhe më vonë me një kryq të brendashkruar. Studiuesit mendojnë se ndërtimi i saj ka qenë në kohën e Despotatit të Epirit shek.XI-XIII, por themelet fillestare të kishës mendohet se janë në shek.VI, në kohën e perandorit Justinian (527-565), i ciliishte me origjinë ilire dhe dha një kontribut shumë të madh për përhapjen e Krishterimit në Perandorinë Bizantine.Justiniani është autori i shumë himneve kishtare, ku spikat himni për nderimin e Kryqit:
“Ne që pamë ngjalljen eKrishtit, le t’i falemi të shenjtit, Zoti Jisu,të vetmit të pamëkatshëm.Kryqit tënd po i falemi, o Krisht, dhe ngjalljen tënde të shenjtë himnojmë dhe lavdërojmë; se Ti je Perëndia ynë;veç teje, nuk njohim tjetër,emrin tënd përmendim. Ejani, gjithë besimtarët, t’i falemi ngjalljes së shenjtë të Krishtit, se ja tek erdhi me anën e Kryqit gëzim në tërë botën; duke bekuar kurdoherë Zotin, himnojmë ngjalljen e tij se, duke duruar kryqin për ne, me vdekje vdekjen zhduku.”
Se si ka ardhur relikja e drurit të Kryqit në këtë kishë të Labovës, nuk dihet dhe nuk ka dokumentetë faktuara historike. Një mendim është se kjo relike ka ardhur nga Kostandinopoja në vitin 559 nga shpatari i parë i Justinianit, Konstandini, ky me origjinë nga Labova.Disa mendojnë semund të ketë ardhur nga kryqtarët,të cilët shkuan nga Europa Veriore për të çliruar varrin e Krishtit në Jerusalem. Rruga për të vajtur në Jerusalem kalonte në këto vende të Shqipërisë së Jugut dhe ndoshta kryqtarët që ktheheshin nga Jerusalemi mund të kenë lënë reliken e drurin të kryqit në kishën e Labovës, e cila, për hir të kësaj relike, u quajt dhe njihet deri më sot Labova e Kryqit.Kjo relike shumë e çmuar qëndroi në këtë vend dhe u nderua nga banorët besimtarë prej shekujsh deri në vitin 1989; në këtë vit ajo u vodh në mënyrë misterioze dhe sot nuk dihet vendodhja e saj.
Të gjitha këto fakte tregojnë se mesazhi i Kryqit, pavarësisht se ishte marrëzi për grekët (kombet greqishtfolëse) dhe skandal për judenjtë, u pranua që në shek.I-rë pas Kr. prej ilirëve dhe ata kontribuuan për nderimin dhe lartësimin e Kryqit,ashtu siç edhe apostull Pavli, themeluesi i kishës apostolike në Iliri, thotë: “Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me gjë tjetër, veçse me kryqin e Zotit tonë Jisu Krisht” (Gal. 6:14).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb