TIRANE- Pas deklaratës së fortë të ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu për kryeprokurorin e ri, vjen reagimi nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili theksoi se reforma në drejtësi mund të ecë përpara vetëm duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin.

Mes të tjerash ai komentoi edhe thirrjen e Lu-së për konsensus politik, ndërsa shtoi se kompromisi që zhbën kushtetutën, nuk mund të jetë pazar i radhës.

MESAZHI I VASILIT
Reforma ne drejtesi ecen perpara vetem duke zbatuar Kushtetuten dhe ligjin tashme te reformuar.
Kjo na duhet!
Kompromisi politik, që zhbën kushtetuten dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhes, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht.
Ky nuk na duhet !
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: