Dj i famshëm në mbarë botën, Avicii ka ndërruar sot jetë në rrethana ende të panjohura. Ai u gjet pa shenja jete në një lokal kurse opinioni mbarë botëror është shokuar me lajmin e vdekjes.

Rita Ora, këngëtarja e njohur shqiptare ka qenë një bashkëpunëtore e afërt e tij sidomos pas bashkëpunimit të fundit “Lonely together”.

Image result for rita ora avicii

Në një postim në llogarinë e Ritës në Twitter kishte treguar se si po ndihet teksa u shprehte ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe fansave.

“Nuk kam fjalë. E kujtoj sa bukur ishte koha kur punuam për “Lonely together” dhe më duket si të ishte dje qe biseduam. Ngushëllime familjes, shokëve dhe fansave që e  kamë mbështetur atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Jam e shkatërruar. Zemërthyer.” Ka shkruar Rita në postimin  e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: