TIRANE– Para publikimit të raportit të KE për Shqipërinë, ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë.

“Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot. Shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet, dhe besimi i tyre në vlerat e një unioni të përbashkët. Në ditët në vijim do të kemi mundësi të hyjmë edhe në detaje. Mogherini do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë”, tha Vlahutin.

Komisioni Europian do të publikojë sot progres-raportin për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që pjesë të këtij raporti janë zbardhur më herët nga mediat, ku konfirmohet rekomandimi i pakushtëzuar për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Pasditen e sotme, në orën 16:00, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, do t’i dorëzojë kryeministrit Edi Rama progres-raportin e KE.

Ndërsa orën 17:00, ambasadorja Vlahutin do t’ i prezantojë raportin Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në një takim në presidencë.

Në orën 17:30-18:00, ambasadorja Vlahutin do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për dorëzimin e progres-raportit.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb