Babai i Ergi Dinit, talentit të muzikës shqiptare, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor në kryeqytet bashkë me shokun e tij, Kejdi Halili, ka reaguar ndaj përfituesve të amnistisë. Jo me të gjithë, por pikërisht me 28-vjeçaren Uarda Çota, e cila dy vite më parë i moti jetën djalit të ish-zëvendës ministrit të Brendshëm, në një aksident rrugor.

Ditën e sotme, Dashamir Dini i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes fjalëve të një prindi të lënduar në lidhje me lajmin që bëri më shumë bujë dje në media.

Lirimi i 28-vjeçares që përfitoi nga amnistia e fundvitit, shkaktoi jo pak reagime.

Më shumë sesa lirimi i 28-vjeçares, ajo çka i preku më shumë njerëzit, e sidomos familjarët e viktimës 12-vjeçar që nuk jeton më, ishte mungesa e një ndjese publike dhe një mesazhi prej saj, për të rinjtë që drejtojnë makinën më mënyrë të papërgjegjshme.

REAGIMI

AMNISTIJA,UARDA ÇOTA DHE DREJTESIJA E ABUZUAR…

Dy fjale prej prindi,per prindin

Ylli Manjani,Minister i Drejtesise.

Zoti Ylli Manjani,çfare heroizmi ka bere vrasesja Uarda Çota,amnistimi nga burgu i te ciles u shoqerua me gjithe kete entusiasem mediatik?!

Si eshte e mundur qe pa kryer as gjysmen e denimit per vrasje ne gjendje te dehur tek i grahte makines tej shpejtesise se lejuar,ajo lirohet?!

Zoti Minister!Mos keni harruar se ajo vrau nje qenje te pafajshme,nje femije qe lumturohej duke shetitur ne makine me te jatin.

Si eshte e mundur qe ajo guxon te dale si “Sex-bomba” e publicitetit te kesaj amnistije dhe jo si nje e penduar qe ben thirrje kunder perdorimit te alkolit dhe shpejtesise…Fenomene te cilat marrin aq shume jete njerzish tek ne?!

Zoti Minister!Kam lexuar me vemendje dhe shqetesim fjalet e saj thene gazetareve,nen entusiazmin e panjerzishem te familjareve.

Mora informacion dhe per faktin e shpallur publikisht nga familjaret ,se asaj i eshte prere bileta per Dubai dhe kuptova se drejtesija dhe sistemi i riedukimit kane deshtuar,se paku ne kete rast.

Tek kjo vajze nuk vura re asnje pike pendimi,apo brejtje ndergjegjjeje,per viktimen e saj,per vesin e pirjes se alkolit dhe mungesen e pergjegjesise ne vozitjen e automjetit.

Kuptova qe ajo s’kishte reflektuar,as mesuar asgje nga gjithe drama qe shkruajti me gjakun e nje femije dy vjet me pare.”Rilindja ” e saj konsistonte thjeshte me daljen nga burgu dhe jo me reflektimin moral dhe human te saj….

Zoti Minister!Zonja,zonjusha,apo heroina e amnistis suaj Uarda Çota “rilindi”,duke dal nga “ferri” i burgut dhe shpejt do udhetoje per ne “parajsen” e Dubait….

Po prindrit e viktimes se saj engjellore,kush do t’i amnistoje nga dhembja dhe hidherimi i perjetshem?!

Ju jeni prind vete.Hamendeoini per pak!.Uroj qe kurre te mos e provoni!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb