Aktorja dhe modelja shqiptare Almeda Abazi pritet të kurorëzojë martesën e saj me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman. Ceremonia e martesës përkon me ditëlindjen e Almedës në 13 shkurt, ndërsa do të zhvillohet në Los Angeles. Aktori simpatik Sayisman ka postuar edhe një mesazh romantik dhe shumë vlerësues për shqiptaren e cila sot mbush 25-vjeç dhe do të veshë fustanin e nusërisë.

“Ta duash një njeri me zemër është që buzëqeshja e saj të të duket agim i ditës. Të gjesh një person që t’i kujton të gjitha bukuritë e krijuesit, është bekim më vete. Zoti bëftë që të gjithë ju të jeni bashkë me njerëz me të cilët të plakeni dorë për dore, me njerëz që t’i lëshoni gjethet e kohës plot dashuri. Le të jetë ky postimi me të cilin i jap lamtumirën beqarisë”
-shkroi Sayisman në profilin e tij në “Instagram”, ndërsa edhe Almeda Abazi iu përgjigj duke i thënë se edhe ajo e dashuronte.

Aktorja dhe prezantuesja shqiptare, ka rrëfyer se në dasmë do të jenë vetëm familjet dhe disa miq të afërt, ndërsa për gjyshërit, që nuk mund të udhëtojnë, do të organizojnë një dasmë në Tiranë ose Stamboll.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: