Mesfushori i Kombëtares shqiptare Eros Grezda, po i pret me mjaft entuziazëm dy sfidat prestigjioze, ndaj Spanjës dhe Italisë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Në një prononcim për “Zona Gol”, 22-vjeçari ka treguar për helmimin e papritur në prag të sfidës me Maqedonin si dhe nuk e ka fshehur dëshirën për ta ndërruar fanellën me yllin e Real Madridit, Isko, shkruan Panorama Sport.

Helmimi dhe goli në derbi ndaj Hajdukut
“Ishte një moment i keq kur u helmova e kam vuajtur edhe në ekipin tim. U aktivizova më Hajdukun dhe shënova gol në minutat e fundit. Kam humbur diçka fizikisht por tani jam më mirë.
Kam shënuar edhe një në Kupë. Me Hajdukun ishte më i rëndësishëm sepse u shënua në derbi ndaj një skuadre rivale për vendin e tretë. Ishte në minutën e fundit dhe të shijon më shumë. Isha shumë i gëzuar sepse i dhashë tri pikë skuadrës sime.”

Përballja ndaj Spanjës
“Në Spanjë është ndeshje më e madhe, sepse me Italinë kam debutuar. Nëse do të më jepet mundësia dua ta ndërroj fanellën me Iskon.”

Kampionati kroat dhe e ardhmja
“Unë sapo kam ardhur të Osijeku dhe jam shumë i lumtur këtu. Kampionati kroat të lejon të shkosh në një kampionat më të fortë. Kampionati gjerman më pëlqen, gjithashtu edhe ai spanjoll.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb