Deputetja e PDIU, Mesila Doda e ftuar sot në mbrëmje në studion e lajmeve të “Ora News” deklaroi se PDIU nuk ka asnjë vendim për koalicionin e ardhshëm. Ajo tha se çdo ditë ka nga një marifet të ulët dhe që praktikisht të heq çdo dëshirë që të vazhdosh dhe të kesh ndonjë bashkëpunim me këtë lloj koalicioni.

Doda tha gjithashtu se palët politike, kryesisht partitë e mëdha mbajnë peng sistemin zgjedhor. Ajo u shpreh se PDIU nuk do pranojë që në këto zgjedhje të hyjë pa numërues. Situata e fundit politike tha Doda prek drejtpërdrejt çështjen çame.

“Situtata është krejt e pazakontë dhe nuk kuptohet ende aksionet që kryejnë palët dhe ku do jetë pika e përbashkët tek e cila mund të konvergojnë. PDIU nuk është as shpatë dhe as jastik i ndonjë tjetëri. PDIU kur e ka ftuar koalicioni e kanë ftuar të dyja partitë bashkë dhe është bërë pjesë e disa reformave të rëndësishme në vend dhe këtë e ka bërë për të mirën e vendit, sepse po të ishte për punë pushteti nuk është respektuar asnjë 1% e asaj marrëveshjes dhe çdo ditë ka nga një marifet të ulët dhe që praktikisht të heq çdo dëshirë që të vazhdosh dhe të kesh ndonjë bashkëpunim me këtë lloj koalicioni, po të ishte puna për punë pushteti. Po të jetë puna për cështjen çame dhe kombëtare, kjo po ja vlen që të vazhdosh bashkëpunimin. Nuk ka asnjë vendim politik të PDIU, kur të regjistrohen koalicionet atëherë do marrim vendim politik të kryesisë së PDIU. Në këtë momemtn nuk kemi një vendim se me kë do dalim”, – deklaroi deputetja e PDIU-së, Mesila Doda.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb