TIRANE- Ngacmimet e deputetes së PD-së, Arbiola Halimi për Grida Dumën, duket se nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Mesila Doda i kushton një shkrim kësaj përplasjeje dhe thotë se femrat që bëjnë pjesë në politikë, nuk duhet të shahen me njëra-tjetrën.

Statusi i Mesila Dodës
Prej shume kohesh kane heshtur sherret e grave ne politike dhe kjo ka qene nje nga gjerat me te mira, nje kod i heshtur qe e kemi respektuar prej shume vitesh… aman mos na e ktheni ate kohe… mos u shani me njera-tjetren, aq me teper kur keni qeni bashke deri dje…

Silluni te pakten ne menyre dinjitoze edhe kur jeni te prekura, te fyera a te inatosura… Thjesht per nje lloj kulture te re komunikimi, permendni ndonje burre se ka me dhjetra qe e meritojne po njesoj e madje edhe me fort perçmimin tuaj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: