TIRANE- “Më pëlqen që ta mbyll karrierën duke luajtur në një skuadër të kampionatit të Argjentinës”. Kështu është shprehur Lionel Messi, i cili të hënën fitoi për herë të pestë Topin e Artë.

Messi shpjegoi edhe një sekret të sukseseve të Barcelonës të drejtuar nga Luis Enrique, që në 2015 fitoi shumë tituj e trofe.

“Miqësia brenda e jashtë fushës me shokët e mi sulmues, Neymar e Suarez. Është vërtetë kënaqësi që të luash me ta”, theksoi ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: