TIRANE– Lionel Messit nuk i pëlqeu aspak fakti se nuk startoi si titullar kundër Real Sociedadit. Argjentinasi i Barcelonës ka mbetur i zhgënjyer pas humbjes së fundit të pësuar te dielën në mbrëmje.

Lojtari nuk u aktivizua që nga minuta e parë në këtë sfidë, çka ishte një vendim befasues për të gjithë nga trajneri, Luis Enrique. Kjo s’i pëlqeu aspak argjentinasit, i cili është mësuar të luajë gjithmonë nga minuta e parë, shkruan gazeta El Mundo Deportivo.

Ndërkohë, humbja nga Sociedadi (1-0) e ka vënë shumë në dyshim pozitën e Enriques si trajner i skuadrës katalanase.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb