Leo Messi ndezi derbin katalanas me dy asist brenda 1 minute teksa Barcelona mundi Espanyol me rezultatin 4-1.

Cristiano Ronaldo mund të jetë kurorëzuar si lojtari më i mirë në botë, por është Messi ai që vazhdon të luajë sikur është nga një tjetër planet. Me driblime e mrekullueshme të Messi-t dhe Iniesta-s, Barcelona doli me 3 pikë nga Camp Nou.

Ekzekutimin e fundit e bënte Luis Suarez, i cili shënoi dy herë. Pas dy golave të uruguaianit, menjëherë shënoi edhe mbrojtësi Jordi Alba, që përfitoi nga topi i dalë pas aksionit të Messi-t. Edhe goli i katërt ishte tipik i blaugranasve, ku Messi sërish protagonist falë një aksioni me Suarez mposhti portierin kundërshtar.

Pas kësaj ndeshje Barcelona i afrohet me 3 pikë Realit të vendit të parë, por me një ndeshje të paluajtur të këtyre të fundit për shkak se morën pjesë në Kampionatin Botëror të klubeve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=onpF-lpXRng

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: