ARGJENTINE – Seleksioneri i Argjentinës, Gerardo Martino, është shprehur se Lionel Messi, ylli i Barcelonës, mund të mos luajë me ekipin ne Lojërat Olimpike, edhe pse është lojtari kryesor i tyre.

“Unë do ta drejtoj Argjentinën në Lojërat Olimpike. Por, ende nuk kemi vendosur nëse do të jetë edhe Messi. Do të ishte kundër futbollistëve nën 23 vjeç që janë duke luajtur shumë mirë si, Icardi, Dybala, Vietto e Calleri”, – ka deklaruar Martino për mediat.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb