Ndeshjet e ditës së tretë të Botërorit kanë rezervuar surpriza jo të vogla, me Argjentinën e cila u ndal nga Islanda që si duket vijon formën e shfaqur në Europian. I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, specialisti i futbollit, Ermal Tahiri, ka dhënë shpjegimin e tij pse ‘albiçelestët’ nuk morën 3 pikët sot.

“Ndoshta prej dështimit u quajt ndeshja e Messi-t. Strategjia e sfidës ishte totalisht e gabuar sepse ishte ndërtuar vetëm te Messi. Lojtarët e krahut nuk dolën asnjëherë.

Higuain hyri shumë vonë në fushë, duhet ishte aktivizuar edhe Paolo Dybala.

Nuk duhet të bënte çdo gjë Messi, pati te Argjentina e ka të pamundur. Argjentina ndoshta krijoi shumë raste, por nuk ishin të rrezikshme.”

Ndërkohë për penalltinë e humbur të ‘pleshtit’ Tahiri u shpreh: “Messi nuk ishte mirë nga ana psikologjike, nuk duhej që ta godiste ai.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: