Tashmë nuk ka më asnjë diskutim se Neymar do të largohet drejt Paris SG dhe ky do jetë një transferim jashtë çdo logjike merkatoje, pasi francezët do të derdhin në arkat e Barcelonës 222 mln euro.

Pak më parë ishte vetë klubi katalanas që konfirmoi se braziliani ishte përshëndetur me shokët e ekipit, ndërsa tani rradhën e ka një nga shokët dhe lojtarëi më i miri i klubit, Lionel Messi, të përshëndesë Neymar.


Në një postin në rrjetin social “instagram” ylli argjentinas shkruan: “Ka qenë një kënaqësi e madhe të ndaja këto vite me ty shoku im, të uroj më të mirat në këtë stad të ri të jetës”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: