TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike në rrethin e Matit, Bedri Hoxha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mësuesi në gjendje të dehur në fshatin Ostren rrahu 12 nxënës.

Sipas Hoxhës incidenti i ndodhur dy ditë më parë është një akt shumë i rëndë. Sipas tij përgjegjësia bie mbi drejtuesit e arsimit deri tek Ministria e Arsimit.

“Përgjegjësia mbi drejtuesit e arsimit deri në ministri. Këtë çështje do ta diskutojmë në Kuvend. Do të thërrasim në interpelancë ministren Nikolla”, tha Hoxha. Sakaq, ngjarja e rendë ndodhi dy ditë më parë, ndërsa mësuesi Agim Muça u arrestua.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: