*Shtyhet masa e sigurisë për mësuesin
BULQIZE – “Unë nuk i kam rrahur kurrë nxënësit e mi. I kam dashur dhe vlerësuar si fëmijët e mi. Gjithçka është sajesë nga kushërinjtë e mi. Me njërin prej kushërinjve kam pasur një konflikt të vjetër pronësie”.

Kështu ka deklaruar dje gjatë marrjes në pyetje në polici, mësuesi Agim Muça, i cili dy ditë më parë u arrestua pasi rrahu me dru zjarri 12 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Orzhanovë të rrethit të Bulqizës. 63-vjeçari ka thënë se nuk e ka goditur as vajzën e mitur, e cila sipas mjekëve ka pësuar hematoma në kokë.

“Mjekësia ligjore duhet të përcaktojë se çfarë ka vajza, pasi unë nuk e kam rrahur”, është shprehur Muça. Ndërkohë, burime konfidenciale nga blutë pohuan se para se të merrej në pyetje, mësuesi u ka thënë që t’i çonin një gotë konjak. Nga ana tjetër, drejtori i shkollës ku ndodhi ngjarja ka thënë se dje mësimi ka vijuar normalisht dhe se kanë emëruar një mësues tjetër në vend të 63-vjeçarit që ka përfunduar në pranga.

SHTYHET MASA E SIGURISË, MUESUESI DHE AVOKATI NUK PARAQITEN NË GJYQ
Ndonëse sot pritej të caktohej masa e sigurisë për Agim Muçën, kjo gjë nuk është bërë, ndërsa vendimi është shtyrë për një kohë tjetër. Shkak është bërë mungesa në sallën e gjyqit të mësuesit si dhe avokatit të tij mbrojtës.
(ed.me/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: