NGA MARIGLEN MERTIRI

TIRANE-
Pretendimet e maturantëve për të fituar një degë për në universitet, pasi kanë mesatare të lartë, por sistemi i ka penalizuar, mbështeten edhe nga mësuesit. Këta të fundit e cilësojnë të parakohshëm zbatimin e ligjit të arsimit të lartë ndërsa apelojë për kthimin e sistemit të vjetër. Të mbledhur nën aderimin e Sindikatës së Pavarur Shqiptare ata kërkuan nga Ministria që të rikthehet sistemi meritë-preferencë.

Me rastin e nisjes së vitit shkollor sindikalistët ngritën një sërë shqetësimesh që nga ulja e normës mësimore, mungesa e zbatimit të udhëzimeve dhe problematika e drejtorëve të komanduar.

Sindikalistët i bënë thirrje ministres që të zbatojë kontratën kolektive dhe ligjin e arsimit parauniversitar që reformat e ndërmarra të jetë produktive duke u rritur cilësia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: