TIRANE- Met Kanani ose i njohur ndryshe si “Met shqiptari” është baroni i drogës i cili u kap gjatë një operacioni të madh antidroge në Turqi ku u sekuestruan 1.1 ton kanabis.

Media turke “Haberturk” e ka cilësuar Met Kananin “Escobar-i shqiptar” për sasitë e mëdha të drogës të lëvizura si dhe për për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë.

sdg

Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari është kapur sot gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.

Media turke “Hurryiet” shkruan se pas hetimit 6 muaj policia arriti në përfundimin se droga mbërrinte në Turqi nga Shqipëria nëpërmjet Met Kananit.

Sipas informacioneve të policisë turke, kjo sasi e madhe droge do të transportohej në kryeqytet, Stamboll, e nga ku më pas do të shitej.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Met Kanani vihet në shënjestrën e autoriteteve të huaja. BalkanWeb mëson se Metit i është vënë nga pas më 29 nëntor të vitit të kaluar policia greke, por pa mundur ta kapë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: