TIRANË- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas vendimit të Gjykatës së Colmarit që vendosi sot liri me kusht për kreun e AAK-së.

Sipas burimeve nga Kuvendi, Haradinaj ka falënderuar kreun e Kuvendit për solidaritetin e mbështetjen. Nga ana e tij Meta shprehu mbështetjen në vazhdim për të.

Po sot, kreu i Kuvendit në një reagim pas vendimit të gjykatës franceze tha se ky vendim është jo i plotë dhe shprehu besimin se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar duke e çliruar Haradinajn nga akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: