Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Meta: Çfarë më tha Berisha kur i shkova në zyrë një ditë pas marrëveshjes Rama-Basha

8 VJETORI I PAVARESISE SE KOSOVES - Ish Kryeministri, Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, gjate nje pritje festive me personalitete shteterore me rastin e 8 vjetorit te festes se Pavaresise se Kosoves./r/n/r/n8 ANNIVERSARY OF INDEPENDENCE OF KOSOVO - Former Prime Minister Sali Berisha, Parliament Speaker Ilir Meta and lawmaker, Pandeli Majko, during a festive reception with state dignitaries on the occasion of the 8th anniversary of the feast of the Independence of Kosovo.

TIRANË- Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur në emisionin “Zonë e lirë” dhe për arsyet e vizitës së tij një ditë pas marrëveshjes Rama-Basha, në zyrën e Sali Berishës.

Ndonëse tregon se ky takim ishte fare i rastësishëm, Meta u shpreh: “Doktori është pik ime e dobët dhe e fortë, e dini tashmë. Ajo ishte një ditë farë normale kam qënë në katin e 21-të, kemi pirë kafe. E kam vlerësuar rolin e tij në zgjidhjen e kësaj krize”.

I pyetur se çfarë i ka thënë Berisha, Meta zbuloi vetëm se ai është treguar “i përgjegjshëm si gjithmonë, doktori s’ka bojkotuar ndonjëherë”.

Me të qeshura e batuta ish-kreu i LSI-së ka komentuar edhe faktin pse u tërhoq Lulzim Basha nga bojkoti vetëm dy ditë më parë.

“Ka bërë shumë mirë. Duhet të ishte tërhequr muaj më parë, por më mirë vonë se sa kurrë thotë populli”,- komentoi Meta.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.