MAQEDONI– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta theksoi se raportet që ka me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim tek sjellja e tij si president i Republikës.

Në kuadër të vizitës dy ditore në Maqedoni, kreu i shtetit ishte i ftuar në emisionin ‘200’, ku është pyetur për raportet me kryeministrin Edi Rama si dhe arsyet pse u zgjodh president. Ai tha se nga 24 korriku kur mori detyrën e presidentit, partia e tij është vetëm kushtetuta e Shqipërisë.

“Raportet politike me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet dhe veprimet e mia si president. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me këdo. Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën”– u shpreh Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: