TIRANE- Në një kohë kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, janë ndezur gjakrat mes PS- dhe LSI. Kështu, ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta e cilësoi Rilindjen njësoj me sëmundjen vdekjeprurëse të Ebolës, ndërsa Shqipërinë si Sierra Leone.

Nga mitingu i LSI-së, presidenti Meta tha se viktima e parë e kësaj sëmundje ka qenë PS-së, e cila sipas tij nuk është më forca që ai përfaqësonte dikur.

“Ne nuk pranojnë deputetë me rekorde kriminelë. Ata i promovoi Rilindja, ne promovojmë të rinj dhe të reja. atdhetar, familje të thjeshta të Tiranës. Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria lë një brengë në familje. LSI do jetë forcë e parë pasi ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonen. Mirë në Sierra Leone ka pasur luftë cilivile, dhe ka një sëmundje që quhet Ebola, po këtu ça ka? Ne kemi nj sëmundje të tmerrshme t ë vlerave më të mira, shoqërorë, Ebola jonë quhet Rilindje. Viktima e parë e kësaj Ebole ka qenë PS-ja, një parti me vlera të shkëlqyera që nuk ekziston më. Pasi është parti a e Rilindjes që e ka zëvendësuar atë”, pohoi Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: