TIRANE- Kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se brezave të rinj duhet t’u garantohet punë. Teksa ishte i pranishëm në Forumin Ekonomik, Meta pohoi se për çështje të zhvillimit ekonomik të vendit duhet të ketë konsensus bipartizan.

Nga ana tjetër ai theksoi rëndësinë se nuk ka kohë për amatorizma, ndërsa ekspertët e çështjes duhet t’i bashkohen nismës për platformën zhvillimore, siç është Forumi Ekonomik.

“Çështja e zhvillimit ekonomi të vendit është sfida më e madhe. Duhet të kemi një konsensus bipartizan. Para se të flasin politika, duhet të flasin ekspertët. Nuk ka kohë për amatorizëm. Ndaj, kjo strategji zhvillimi do ketë në foks rininë dhe zhvillimin cilësor. Konkurrueshmëria e ekonomisë sonë duhet forcuar akoma më shumë. Raporti i PB është më i ulti në rajon. Duhet të nxisim më shumë investimet. Bujqësia duhet të trajtohet dhe nga ana buxhetore si sektor i ekonomisë. Tregu vendas duhet të furnizohet nga prodhimi vendas. Për turizmin po punohet në një plan organik për ta kthyer atë në një promotor të fortë dhe për fronte pune. Rritja më e madhe ekonomike do të bëjë të mundur zhvillim në shëndetësi, arsim. Modeli ynë i zhvillimit do mbështetet tek shtresat e pambrojtura. I bëj thirrje të gjithë atyre që të kontribuojnë, t’i bashkëngjiten këtij forumi.”, tha Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: