ROMË – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Romë, zhvilloi një takim me kryetarin e parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover. Forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ishte epiqendra e diskutimeve mes dy zyrtarëve.

Gjatë fjalës së tij, Meta vlerësoi mbështetjen e Hungarisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas Metës, mes dy vendeve duhet të shtohen shkëmbimet tregtare dhe investimet. “Vlerësojmë mbështetjen hungareze në BE dhe marrëdhëniet me Shqipërinë dhe orientimin pro-evropian të shqiptarëve”, -tha Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: