ÇOROVODE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Çorovodës. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu dhe në praninë e ambasadorit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, Meta mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kopshtit të këtij qyteti, të restauruar falë financimeve bujare të shtetit të Kuvajtit.

Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh se: “Falë bujarisë së shtetit mik të Kuvajtit, 70 vogëlushë të Çorovodës kanë sot një kopsht të rikonstruktuar totalisht, plot me ngjyra, si ëndrrat e tyre”.

Më pas, Presidenti Meta, sëbashku me ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, u pritën në një takim në ambientet e Bashkisë Çorovodë, nga kryetari i saj, Nesim Spahiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: