TIRANE- Presidenti i vendit Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Indisë në vendin tonë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht.

Meta veçoi lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis dy vendeve tona, si themel të një bashkëpunimi dhe marrëdhënie gjithnjë e më miqësore.
Meta
I pari i shtetit shtoi ndër të tjera se dy vendet duhet të thellojnë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

“Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim”,- u shpreh ai.

Presidenti Meta gjatë bisedës së tij nuk nguroi t’i kërkojnë ambasadorit indian edhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb