MALTE– Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nisi sot një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca. Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca do të drejtojnë Forumin e Biznesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: