Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Meta zbulon “sms”-të që ka shkëmbyer me Ramën pasi arriti marrëveshjen me Bashën

LIKE-RAMA-BASHA-1024x683

TIRANE- Gazetari Arjan Çani e ka ngacmuar gjatë gjithë emisionit Presidentin e zgjedhur Ilir Meta, sa i përket marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, e cili kthen opozitën në zgjedhjet e vendosura më 25 qershor.

“Më dukesh i mërzitur”, i thoshte ai gjatë gjithë kohës ish-kreut të LSIsë, i cili nuk nguroi t’ja kthente:

Meta: Po çfarë do ti, të çohem të marr valle këtu?

Çani: Jo më jo, por se çfarë ke një gjë ti, ke diçka në mendje

Meta: Po ecim të qetë drejt 25 qershorit

E pas kësaj Çani e ka pyetur nëse ka komunikuar me Ramën dy ditë pas marrëveshjes që firmosi me Bashën.

Meta pranoi se kishte shkëmbyer “sms” me kryeministrin duke shtuar se Rama i dukej më i qetë tani.

“Po kemi komunikuar me sms. Duket mirë, më i qetë më i relaksuar është”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.