SHBA – Uragani Irma mbërriti në brigjete Floridas, duke goditur Key West me erëra 215 km/orë dhe solli ndërprerjen e energjisë elektrike për 3.4 milionë banesa rreth 36 milionë njerëz në total.

127 mijë njerëz kanë gjetur strehim në 500 qendrat e ngritura nga autoritetet. Tashmë uragani është spostuar drejt brigjeve perëndimore të Floridës, por sipas National Hurricane Center Usa, Irma e ka ulur intensitetin, duke zbritur në kategorinë 1, me erëra deri në 135/km/orë.

Në këtë video do të shihni se si meteorologu tërhiqet zvarrë nga urgani Irma. Pamjet janë filmuar në Key West dhe në to shfaqet Simon Brewer, duke i bërë rezistencë erërave të forta.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: