Mickey Rourke ka rrëfyer se ka qenë një hap nga vetëvrasja. Në Los Ageles në prag të shfaqjes së dokumentarit ‘Eating Happiness’ për plagën e trafikimit të mishit të qenit në Lindje, aktori ka zbuluar se ka hequr dorë nga vetëvrasja falë qenve të tij.

’Po vendosja se në çfare pjese të kokës të vendosja pistoletën, pastaj ai më pa sikur po më thoshte ”Kush do kujdeset për mua?’ duke më detyruar të ulë armën. Tani isha gati t’ja nisja nga e para.

Mickey Rourke ka treguar historinë e tij mes lotëve. ‘Po kaloja një periudhë shumë të vështirë, i bëja vetes keq, mbyllesha në dollap.
Nuk mundesha dot më dhe mora pistoletën’, ka treguar ylli i ‘9 javë e gjysmë’, që në të kaluarën vuante nga varësia me drogën dhe alkoolin. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: