TIRANE- Ndarja nga jeta pas një aksidenti tragjik ka prekur familjen por edhe miqtë e 23-vjeçares Elena Avdillari. Kjo e fundit humbi jetën pas një aksidenti që ndodhi gjatë natës në autostradës Tiranë-Durrës, bashkë me taksistin Bujar Agalliu.

Një prej mikeshave të së resë i ka dedikuar një status në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Elenës. “Shpirti jot u preftë ne paqe ??????? “, shkruan mikesha e saj. Kujtojmë se vajza ishte nisur drejt Durrësit ku do të udhëtonte për në Itali, pasi sipas dëshmisë së nënës atje shkonte për punë sezonale. Por në rrethana ende të paqarta vajza nuk hipi në tragetin e linjës Durrës-Bari, por u kthye me një taksi drejt Tiranës.

Taksia me targa DR 475 TX gjatë rrugës u përplas nga një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 060 SP, 100 metra larg rrethrrotullimit të Maminasit. Aktualisht policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit, pasi Fatjon Zhaporja pas aksidentit u largua nga vendngjarja.
Elena ok

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb