Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar marrëveshjen për koalicion PAN-AKR.

Teksa ka komentuar kushtin e marrëveshjes që parasheh Behgjet Pacollin kandidat të përbashkët të koalicionit për president të ardhshëm, Zeka ka thënë se më shumë ka gjasa ai të bëhet President i Kosovës.

Madje, Zeka ka thënë në RTV Dukagjini se ai ka më shumë gjasa të bëhet president sesa presidenti aktual, Hashim Thaçi, nëse ai kërkon edhe një mandat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: