Ka triumfuar Milani në ndeshjen e sotme përballë Napolit, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultatin 2-0. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A që u zhvillua në San Siro. Rossonerët krijuan epërsi të hershme në pjesën e parë dhe e mbyllën atë me avantazh. Bonaventura dërgoi një top në drejtim të Jeremy Menez, i cili e shmangu mbrojtjen mysafire, depërtoi në zonë dhe shënoi (6’). Si në fillim të gjysmës së parë, ashtu edhe në fillim të pjesës së dytë, ekipi pritës arriti te goli. Giacomo Bonaventura realizoi me kokë pas harkimit të Armeros nga e majta (52’). Milani është në vend të gjashtë në tabelë, me dy pikë prapa vendit të tretë (Lazio) që e çon në Ligën e Kampionëve. Pikë të njëjta (24) ka edhe Napoli që pozicionohet një vend më poshtë.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb