Pëlqehet nga shumë klube, mes tyre edhe Milanit. Emri i Nikolo Barelës, mesfushorit të Kaljarit, ka përfunduar në listën e merkatos së Marko Fasones e Masimiliano Mirabelit dhe nëse do shfaqet mundësia, dy drejtuesit kuqezinj (së paku) do përpiqen të arrijnë një marrëveshje me klubit sard, në qershor ose janar.

Të vetëdijshëm, megjithatë, se nuk do e kenë aspak të lehtë. Si fillim për konkurrencën e ngjeshur: Interin, Juventusin e Romën. Pengesa tjetër qëndron te çmimi i vendosur: rreth 20 milionë. Një shifër jo e jashtëzakonshme, por as e papërfillshme duke marrë në konsideratë problemet me rregullat financiare të UEFA-s.

Panoramasport: http://www.panorama.com.al/sport/milani-ne-merkato-drejtuesit-nisin-interesimin-per-mesfushorin-e-kaljarit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: