Në orën 15:00 janë luajtur pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 34-ër në Seria A ku nuk munguan surprizat.

Milani i Montella-s është ndalur 1-1 në transfertë duke humbur edhe një herë mundësinë për të konsoliduar vendin e 6-të në kampionat, vend i cili të jep mundësinë e përfaqësimit në Europë.

All Goals & Highlights HD – Crotone 1-1 AC… by Video-Sport
Me sytë nga kuqezinjtë qëndrojnë zikaltërit e Interit të cilët shpresojnë të marrin tri pikët kundër Napolit për të kapur “djallin” në renditje.

Situata për Milanin përkeqësohet akoma më shumë kur shikon se në tri javët e fundit nuk kanë arritur në asnjërën prej tyre të dalin me pikët e plota.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Ledian Memushaj ishte dëshmitar në humbjen e radhës për Peskarën. Kapiteni i delfinëve qëndroj për 90 minuta në lojë në humbjen 1-0 kundër Cagliar-it.

Kujtojmë që Pescara prej javësh ka siguruar rënien nga Seria A.

Ndërsa Empoli i Frederik Veselit është mundur në shtëpi 1-3 nga Sasuolo. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk arriti të siguronte asnjë minutë në këtë ndeshje duke ndjekur disfatën nga stoli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: