ITALI– Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, nuk është duke duruar faktin se skuadra e tij mund të mbetet edhe për një sezon jashtë garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.
Kreun i Milanit, ka hartuar një listë me pesë futbollistë, dhe dy nga këta, do të tentoj t’ia sjellë në dispozicion trajnerit Pippo Inzaghi.

Kuqezinjtë janë të interesuar që në fazën e sulmit të sjellin njërin nga këta tre sulmues, Okakan e Sampdorias, Destron e Romës dhe Immobilen e Borussia Dortmundit, ndërsa është duke u diskutuar largimi i Fernando Torresit, që vazhdon të përcillet nga forma e dobët që pati edhe te Chelsea.

Berlusconi është duke kërkuar që menjëherë pas sulmuesve, të ketë një mesfushor fantazist, dhe Wesley Sneijder me Diamantin, janë si alternativa.
Pritet të shihet në muajin janar, nëse Milan do të arrijë të finalizojë marrëveshje me njërin nga këta sulmues.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: