Dashuria e modeles Stela Maxwell me këngëtaren Miley Cyrus vijon të mbesë e fortë edhe në largësi nga njëra-tjetra. Dy bukuroshet, ajo e muzikës dhe supermodelja e Victoria’s Secret e kanë bërë publike lidhjen e tyre që në muajin prill. Por këto ditë i kanë gjetur larg njëra-tjetrës dy vajzat e famshme të cilat janë larg ne distancë por jo me shpirt.

Stela Maxwell , 24-vjeçe ndodhet në Romë sëbashku me disa modele të tjera për të realizuar reklamën më të fundit për veshjet e brendshme. Ajo ka pozuar krah ikonave të Victoria’s Secret si Martha Hunt, Alessandra Ambrosio apo Adriana Lima.

Maxwell për një kohë të shkurtër ka arritur të pushtojë pasarelat dhe setet fotografike, që pas shpalljes si ëngjëlli i ri i linjës së modës Victoria’s Secret.

Por mediat kanë komentuar edhe në një aspekt tjetër këtë angazhim të bukuroshes britanike. Me siguri shkruan Daily Mail këto foto do të bëjnë xheloze të dashurën e saj: këngëtaren e mirënjohur Miley Cyrus, të cilën e ka lënë pas dore për t’u marrë me projektet e saj.

Ndërkohë Miley ka postuar disa foto nga pushimet, të cilat po i kalon vetëm me shoqërinë e saj.

Lidhja e tyre është bërë zyrtare në muajin prill, ku të dyja vajzat nuk e kanë fshehur më homoseksualitetin e tyre. “Unë jam e hapur ndaj çdo personi të rritur që është i gatshëm për të më dashur mua”, është shprehur modelja 24-vjeçare, e dashura e parë zyrtare e Miley Cyrus.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: