Frikë per Miley Cyrus, e cila ngacmohej nga një fans i saj.

Burri që e shqetësonte vazhdimisht me një seri postimesh në Facebook është ndaluar nga policia, teksa udhëtonte drejt shtëpisë së këngëtares. Stalker kishte kërcënuar edhe të fejuarin e Miley, aktorin Liam Hemsworth.

Vetëm disa ditë më parë Lana Del Rey kishte jetuar një aventurë të keqe të ngjashme. Tani një tjetër yll i botës së spektaklit, ka përfunduar në të njëjtën situatë.

Situata u bë alarmante kur një burrë ka postuar në Facebook mesazhe shqetësuese ku thoshte ‘se dinte adresën e këngëtares’ dhe ‘dinte si të hynte në shtëpinë e saj, për tu takuar më pas me të. ‘Jam dritë dhe errësirë, të dua Miley’, ishte një nga mesazhet e fundit të shkruara për të.

Arrestimi i të çekuilibruarit ndodhi falë një aksioni të koordinuar mes policisë se Milwaukke, zonë nga e cila vinte burri dhe ajo e Los Ageles ku burri përpiqej të takonte Cyrus. Falë një paswordi në rrjetet sociale policia arriti tek ky person, i cili i ndalua.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: