Para pak kohësh Miley Cyrus dhe Selena Gomez kanë qenë shoqe të ngushta por tashmë ato janë në garë me njëra tjetrën se kush bën fotot më seksi në rrjetet sociale. Miley, e cila njihet për zhveshjet e saj në rrjetet sociale ka postuar ditën e sotme në Intagram disa selfie me të brendshme dhe me një shënim. “ Mendoni se duhet ta shtyj më sipër gjoksin që të kem më shumë ndjekës”?
Por nga ana tjetër, Miley ka akuzuar këngëtaren Gomez me fjalë të rënda, duke thënë se ajo është bërë e famshme më shumë për shkak të fotove hot sesa për albumet e shitur. Imagjinoni pak, fjalë këto të dala nga goja e Miley-it, e cila nuk lë rast pa u zhveshur.
Por –ish shoqja e saj, Selena nuk ka reaguar aspak ndaj deklaratave ofenduese por ka vazhduar të bëjë dhe ajo disa selfie seksi.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: