Të rinjtë po e braktisin Facebookut, thuhet sipas një raporti të ri.

Dy milionë njerëz të rinj, nën moshën 25 vjeçe, do të ndalojnë përdorimin e rrjetit social këtë vit, parashikon kompania hulumtuese eMarketer.

Facebook ka një “problem” me të rinjtë, tha kompania, duke shtuar se pret që të rinjtë ta përdorin gjithnjë e më pak rrjetin social në të ardhmen.

Për herë të parë, shumica e përdoruesve të internetit në SHBA mes moshave 12 dhe 17, nuk do ta përdorin Facebookun një herë në muaj këtë vit, tha eMarketer.

Kompania shtoi se përqindja do të bieje me 81.5% deri më 2021.

Numri i përdoruesve të Facebook në SHBA, të moshës 11 dhe më të re gjithashtu pritet të bie për 9.3% gjatë vitit.

Ndërkohë, Snapchat mund të fitojë nga kjo humbje e Facebook. Rreth 43% e përdoruesve të rrjeteve sociale do të përdorin Snapchat këtë vit, për të cilin eMarketer tha se është dy herë më shumë se parashikimi i bërë tri vite më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: