TIRANE – Deri pak kohë më parë lidhje e tyre mbetej një mister, pasi vetë këngëtarët dolën dhe e përgënjeshtruan këtë lajm.Por duket se të dy nuk mundën ta mbajnë të fshehtë për shumë kohë, duke deklaruar dashurinë e tyre.

Untitled-1

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra pak javë më parë konfirmuan se janë në lidhje së bashku. Por, dyshja kanë bërë edhe një hap më tej në lidhjen e tyre. Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra hodhën të premten në darkë hapin zyrtar të lidhjes së tyre, me një ceremoni private fejese që organizuar në Zvicër, vendin ku jeton këngëtarja.

mimi8-780x439

Pas fotove afër njëri-tjetrit, çifti i këngëtarëve kanë vendosur të fejohen, për të nisur pas kësaj bashkëjetesën në Zvicër.Lajmin e fejesës së këngëtarit e dha për mediat e Kosovës menaxheri i Seldit, Avni Selimi.

Untitled-2

E para që publikoi një foto të çiftit nga ceremonia e fejesës ka qenë Pandora, e cila ka uruar dyshen kështu për fejesën e tyre. Ndërsa vetëm pak orë më vonë, edhe Mimoza Shkodra vendosi të ndajë me fansat një fotografi shumë të veçantë në Instagram. Ajo ka fotografuar dy duart e çiftit, së bashku me unazat që mbanin në gusht, duke zyrtarizuar kështu fejesën.

“Të dua”, kishte shkruar këngëtarja Shkodra teksa kishte etiketuar tashmë të fejuarin e saj, Seldin, në përshkrimin e fotografisë. Ndryshe, çifti në fjalë ka pak muaj që janë në lidhje, gjersa vite më parë kanë sjellë së bashku edhe një bashkëpunim mjaft të suksesshëm.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb