NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

400 gr perime miks (kungull, karrotë, presh)
3 kokra vezë
Kripë, piper i zi
40 gr djath parmixhano
100 ml qumësht
100 ml vaj ulliri
50 gr miell misri
200 gr miell
Pluhur pjekës
100 gr djath

Pergatitja

Fillimisht grijmë perimet në rende, i spërkasim me pak kripë dhe pasi i përziejmë i lemë të pushojnë për 10 minuta. I kullojmë ujin që nxjerrin dhe i lemë mënjëanë.

Në një tas rrahim vezët me kripë, piper të zi dhe djath parmixhano të grirë hollë. I përziejmë mirë duke shtuar më pas vajin e ullirit, qumështin, miellin e misrit dhe perimet e kulluara. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar më pas gradualisht miellin e trazuar me pak pluhur pjekës. E trazojmë mirë brumin derisa të formohet një brumë mesatar jo i trashë. Në fund shtojmë djathin të thërrmuar dhe mbushim ¾ e kupave të muffins. I vendosim më pas në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb