TIRANE- I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta komenton marrëveshjen e fundit politike mes Ramës e Bashës, që e fut opozitën në zgjedhje më 25 qershor.

Por i pyetur se pse Rama zgjodhi të sakrifikojë vetëm Vasilin nga ministrat e LSI-së, Meta u përgjigj duke sqaruar se ky ishte një kusht që opozita të hynte në zgjedhje.

“Është çështje që është diskutuar atje. E ka larguar besimi që kërkonte opozita për zgjedhjet”

Ndërsa i pyetur nëse ishte i qetë për arritjen e kësaj marrëveshje, Meta shtoi pa hezituar se: “Kam qenë shumë i paqetë deri ditën kur u arrit marrëveshja”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb